
Vetëm dy ditë në parë këngëtari i njohur kosovar, Butrint Imeri, publikoi klipin më të fundit.
Ai këngën e tij të fundit e ka titulluar “Hajt-Hajt”.
Dhe sapo doli në treg, këngëtari u shpreh besimplotë se ka “me kanë një ndër kangët e verës 2019.”
Kanë kaluar vetëm dy ditë, dhe profecia e Butrintit, duket se po realizohet, të paktën nga optimizmi që ai shfaqi.
“2 Milion për 2 ditë, qysh mos me qesh?”, ka qenë mesazhi që Butrinti iu dërgoi fansave.
Videon e këngës më të fundit, “hajt-hajt,” ai tha se e ka realizuar në muajin nëntor të vitit të kaluar.
Por duket se e ka ruajtur pikërisht për ta bërë publik këtë verë, që të ketë freskinë e duhur e të kthehet në një “hit” nga mijëra të rinj, gjatë pushimeve.