Si të vishemi në plazh?

Si të vishemi në plazh?
Gjatë stinës së verës që përkon me stinën e pushimeve njerëzit janë më të predispozuar për të dalë, pasi koha e mirë dhe temperaturat e larta të shtyjnë gjithnjë të gjesh alternativa të tjera sesa të mbyllesh në shtëpi. Plazhi mbetet gjithnjë alternativa më e mirë për shumë pushues, sidomos për ata që zgjedhin t’i kalojnë pushimet në zonat bregdetare. Kur jemi me pushime jemi pak më të shkujdesur përsa i përket paraqitjes sonë të jashtme e në disa raste nuk i kushtojmë shumë rëndësi veshjes. Por duhet të kemi parasysh se edhe plazhi ka kodin e tij të veshjes. Më poshtë do të gjeni disa këshilla sesi të visheni kur shkoni për të pushuar pranë bregut të detit. Duke qenë banore e një qyteti bregdetar shoh çdo ditë gabime në veshje dhe neglizhim në kurimin e pamjes sonë të përgjithshme. Duhet të kemi parasysh se nuk mund të përdorim një bluzë që nuk na bën më për plazh. Duhet të kujdesemi për pamjen tonë edhe kur shkojmë për t’u  relaksuar në shezllon ashtu siç kujdesemi kur dalim për xhiro. Mjaftojnë disa gjëra shumë të thjeshta për t’iu ndihmuar të ndiheni sa më bukur dhe sa më komode. Edhe plazhi meriton vëmendje maksimale nga ana juaj. Fundja është vendi ku jeni më të vëzhguara se kurrë.

Gjithmonë në valixhe

Kur të përgatisni valixhen para se të niseni për pushime, mos harroni të merrni me vete edhe disa gjëra të domosdoshme. Rrobat e banjës, fustanet e lehta verore, pantallonat e shkurtra, bluzat e minifundet të kombinuara me sandale të sheshta ose ortopedike me ngjyra të ndezura do t’ju bëjnë të ndiheni bukur. Me një fustan nuk do të gabonit kurrë dhe do të ngjanit gjithmonë shumë bukur. Rrugë e lirë pantallonave të shkurtra dhe bluzave, në qoftë se nuk preferoni fustanet.

Kujdes këpucët

Një palë shapka me gisht mund të  ”vrisnin” çdo veshje. Më mirë vendosini në çantë dhe përdorini vetëm në dushet e plazhit. Më mirë zgjidhni të përdorni një palë sandale apo balerinat plastike. Për ta bërë pamjen tuaj sa më të këndshme përdorni bizhu me motive etnike apo byzylykët plastikë plot ngjyra.

Kapelet dhe çantat

Më të preferuara janë ato të kashtës. Në qoftë se nuk dispononi një çantë kashte mundohuni që ajo të jetë plot ngjyra dhe sa më e madhe e mundur.

Bikini ose rroba banje trup?

Bikini i preferuar për këtë sezon këshillohet të merret nga rafti i viteve ‘50. Për vite me radhë bikini është shumë i dashur për ne, por ka disa sezone që ka bërë një rikthim të fortë kostumi trup, i cili do të jetë në modë edhe këtë sezon. Zgjedhja midis bikinit dhe kostumit trup nuk është më një çështje moshe. Kostumet trup vijnë e bëhen gjithmonë e më shumë të rafinuar, joshës dhe “rinorë”. Gjithsesi ju mund të vazhdoni të përdorni bikinit stil amerikan ose fasho me slip sa më të vegjël me lidhëse anash. Kujt nuk i pëlqen të ekspozojë shumë lëkurë mund të zgjedhë stilin retro, me pjesën e poshtme me bel të lartë, shumë të lartë. Kostumet trup mund të jenë asimetrik, me një krah... Këtë sezon do t’i shikojmë të gjitha llojet. Kostumet për verëndo të jenë joshëse dhe plot fantazi. Si çdo verë guxoni sa më shumë me ngjyrat. Nga ngjyrat neon të vitit të kaluar deri tek stampat floreale që dominojnë modën e këtij viti. Shumë IN janë edhe stampat foulard që i shohim si në koleksionet e modës edhe në ato të plazhit.

Detaje që bëjnë diferencën

Veshja juaj për plazh nuk është e plotë pa një fustan “fluturues”, me stampime lulesh, një çantë, e këshillueshme kashte, sandale të larta ortopedike, dhe aksesorë të tjerë me ngjyra të ndezura. Varëse të mëdha, byrzylykë, shalle me lule, kapele ose lule për t’i vendosur në kokë. Këtë verë ekzagjerohet. Meqë jemi duke folur për verën është normale që pushimet do kalohen në një vend bregdetar. Shpesh ne femrat kemi maninë ta mbushim valixhen plot edhe pse jemi të ndërgjegjshme që pjesën më të madhe të gjërave që kemi me vete nuk do t’i përdorim fare. Për të qenë sa më praktike ja disa nga gjërat që ne ju sugjerojmë të merrni me vete duke eliminuar edhe stresin e përgatitjes së valixhes në momentin e fundit. Çfarë duhet të marrim??? Është e thjeshtë!

Si fillim kostumin e plazhit, gjë që nuk diskutohet por nuk bëjmë keq nëse e përmendim gjithsesi, mund të jetë një bikini, por mund të jetë edhe një kostum trup, praktik për t’u përdorur edhe vetëm një palë pantallona apo fund gjatë kohës që jeni në plazh. Dielli ka efekte shumë të dëmshme mbi lëkurën tonë prandaj nuk duhet të harroni kremrat solarë. Për të qenë sa më praktike gjatë ditës, gjatë një dreke apo gjatë kohës që jeni duke pirë diçka pranë detit, në valixhen tuaj nuk duhet të mungojnë fustanet të tipit pareo që vishen sipër kostumit. Në qoftë se nuk e dispononi një të tillë atëherë mjafton edhe vetëm një pareo. Mënyrën se si mund ta vishni do ta gjeni në vijim. Mos harroni syzet apo kapelen, sandalet dhe çantën plot ngjyra. Për kohën në vazhdim mjafton një fustan i freskët ose një palë pantallona të shkurtra. Gjatë pushimeve do të organizohen edhe festa. Ja disa këshilla për një pamje sa më të këndshme.

Si të vishemi për një festë në plazh

Nuk shkohet kurrë në një festë në plazh me një veshje elegante, edhe pse po flasim për një festë. Këpucët me taka të larta dhe vezulluese duhet t’i harroni. Sipas vendit bëhet kuvendi. Veshja e duhur për këto raste është një veshje casual, nje bluze apo një bust të kombinuar me një fund apo një palë pantallona të shkurtra, ose zgjidhni një fustan sa më veror me stampime. Këshillohet të vishet diçka plot ngjyra, stil i viteve ’80. Festat në plazh janë argëtuese dhe të freskëta. Mundohuni të vishni diçka që ju bën të ndjeheni rehat dhe argëtimi do të jetë më i madh me veshjen e duhur. Këshillohen sandalet e sheshta të stilit etnik apo sandalet ortopedike. Për sa i përket bizhuve jeni të lira të ekzagjeroni sa më shumë. Varëse të mëdha, byrzylykë, vathë sa më të mëdhenj dhe plot ngjyra. Kujdes, nuk mund të përdorni varëse dhe vathë njëkohësisht, do ngjanit shumë të ngarkuara dhe jo bukur. Çantat duhet të jenë sa më praktike dhe mbi të gjitha me ngjyra. Më e rëndësishmja. Duhet të vishni një kostum deti. Zakonisht këto lloj festash përfundojnë gjithmonë me një zhytje në det. Në qoftë se festa zhvillohet gjatë ditës mund të jemi me të vërtetë mjaft glamour me një bikini plot ngjyra, të cilit mund t’i kombinoni një pareo me të njëjtat tonalitete në qoftë se nuk doni që ai të duket transparent, ose në qoftë se doni të dukeni më joshese. Si aksesorë nuk duhet të mungojnë syzet apo kapelet e kashtës.

Si të veshësh një pareo

Pareo është një fjalë me prejardhje nga Tahiti që do të thotë fund. Bëhet fjalë për kostumin tipik të ishujve të Paqësorit, më saktë një copë katrore me motive të ndryshme që lidhet rreth belit. E konsideroj pareon mjaft elegant përveçse mjaft komod. Një zgjedhje shumë e mirë për një shëtitje në plazh apo gjatë kohës që jeni në bar duke pirë diçka.

5 mënyra si të veshësh pareo-n

Sarong– mjafton të rrotullosh pareon rreth ijeve, të lidhësh dy anët e tij para, ti spërdredhësh dhe t’i fshehësh rreth belit.

Fund ose minifund-  palosni pareon në gjatësinë që dëshironi, mbajeni një anë në ijen e djathtë me dorën e djathtë. Rrotullojeni pareon rreth ijeve me dorën tjetër dhe bashkojeni me anën tjetër duke e lidhur fort.

Fustan me një krah– mbani një cep të pareos mbi shpatullën e djathtë dhe rrotullojeni atë rreth trupit duke e kaluar poshtë shpatullës duke e bashkuar më pas me cepin tjetër dhe lidheni.

Fustan i lidhur në qafë –Rrotullojeni pareon rreth trupit duke e kaluar nën shpatulla. Kryqëzoni cepat dhe lidhini pas qafe.

Fustan me një krah – gati e njëjta procedurë me fustanin e mësipërm me një krah. Rrotullojmë pareon rreth trupit, por këtë herë i kalojmë të dy cepat e tij nën shpatull dhe i lidhim këto dy cepa mbi shpatull.

*përkthyer nga www.gioia.it

loading...
loading...