RECETA GATIMI/ Supë me kastravecë

RECETA GATIMI/ Supë me kastravecë
Përbërësit:

6 kastravecë

1 kokërr domate

1 degë selino,

2 lugë vaj ulliri

2 filxhanë kos

1 qepë e njomë

lëngu i një limoni

2 lugë majdanoz

2 lugë supe kopër

2 lugë borzilok

kripë dhe piper.

Përgatitja:

Qërojini kastravecët. Hiquani farat dhe grijini në mikser bashkë me selinonë. Hidhuni kripë dhe piper. Shtojuni kosin, lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit, sheqerin e piperin.

Lëreni masën në trajtë supe në frigorifer rreth 2-3 orë. Ndërkohë, pritni hollë domaten, qepën dhe erëzat. Shtoni vajin e ullirit dhe rregullojeni përzierjen me kripë. Gatimi shërbehet duke hedhur në çdo pjatë 1-2 lugë nga masa e domateve me erëza.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

loading...
loading...