RECETA GATIMI/ Supë me kërpudha dhe patate

RECETA GATIMI/ Supë me kërpudha dhe patate
Përbërësit:

2 kokrra patate

100 gr kërpudha

1 thelbinj hudhra

lëng perimesh

vaj ulliri, piper

majdanoz, kripë.

Përgatitja:

Lajini mirë patatet pa ua hequr lëkurën. Prijini në copa 1 cm dhe gatuajini në avull për 4-5 minuta. Në një tigan me anët e larta skuqni hudhrën e shtypur në 2 lugë vaj ulliri. Kur të jetë skuqur hudhra, mund ta lini ose ta hiqni sipas dëshirës, shtoni kërpudhat dhe skuqini për 2-3 minuta. Pas kësaj hidhni menjëherë patatet e ziera në avull dhe lërini të gatuhen bashkë me kërpudhat për 5 minuta, më pas hidhni lëngun e perimeve.

Vëreni të ziejë, hidhini kripë dhe me një frulator reduktojini pa i prishur patatet dhe kërpudhat. Shërbejeni me majdanoz të freskët dhe pak piper.

 

 

 

loading...
loading...