
Xhensila Myrtezaj flet për këngën e fundit që do ta rikthejë në skenë pas një mungese relativisht të gjatë.
Mungesa e saj me projekte të reja ka ardhur nga përkushtimi i saj për të bijën.
Xhensila konfirmoi se ka nisur xhirimet e këngës më të re, duke publikuar edhe një set fotografik.
Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja publikoi një foto nga po i njëjti set. “Ai momenti kur vajza është në gjumë dhe Besi rrëzon gjysmën e tenxhereve në kuzhinë”,- shkruan Xhensila.
Xhensila duket pak e mërzitur nga mimika e fytyrës, teksa aktori i humorit Bes Kallaku tregohet disi i pakujdesshëm në rolin e babait, kur e bija është në gjumë.