Vdiq dhe u rikthye në jetë pas 27 minutash, çfarë mesazhi solli nga bota e "përtejme"

Vdiq dhe u rikthye në jetë pas 27 minutash, çfarë mesazhi solli nga bota e "përtejme"
Një grua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka befasuar jo pak me deklaratën e saj. Tina Hines, nga Arizona pësoi një atak kardiak dhe “u derdh” përtokë pasi i ndaloi zemra.

Bashkëshorti i Tinas, i cili ishte pranë saj gjatë kohës që i ndodhi kjo gjë, i dha ndihmën e shpejtë, duke i shtypur kraharorin derisa erdhi ndihma e shpejtë. Mjekët përdorën pajisjet për ta rikthyer në jetë dhe i gjithë procesi zgjati për 27 minuta.

Pasi u përmend plotësisht, gruaja kërkoi diçka për të shkruajtur, pasi nuk mund të fliste. Mesazhi që ajo shkruajti ishte: “It’s Real”, ose në shqip “Është e vërtetë”. Kur iu kthye e folura, Tina tregoi se kishte parë parajsën, dhe se gjithçka ishte shumë e gjallë, me ngjyra të ndezura e të qarta. Mesazhin e Tina Hines, mbesa e saj e bëri tatuazh.

loading...
loading...