Acarohet Salvini: Balotelli do të arrestohej, nëse do ta ishte në dorën time

Acarohet Salvini: Balotelli do të arrestohej, nëse do ta ishte në dorën time
Mario Balotelli konsiderohet një futbollist problematik, i padisiplinuar dhe ndonëse është një talent duket se dy tiparet e para dalluese po i shkatërrojnë atij karrierën.

Sulmuesi i njohur italian së fundmi edhe mikun e tij duket se ka acaruar së tepërmi.

Bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm të Italisë, Mateo Salvini.

Balotelli e sfidoi atë në një lojë, duke i premtuar 2 mijë euro nëse do të hidhej me motorin e tij në det.

Por kjo lojë kjo që  po qarkullon së tepërmi në Itali nuk është pritur mirë nga ministri italian Mateo Salvini, i cili ka kërkuar menjëherë arrestimin e futbollistit Italian.

“Nëse do ta kisha në dorë do ta arrestoja menjëherë. Si mund ta hedhësh një motor në det? Kjo është lojë e një idioti. Por çfarë imazhi japim nga Italia në botë, nëse në një nga qytetet tona me të gjitha problemet që ekzistojnë, kalon një lojtar i pasur dhe i prishur, që ka një skuter dhe e hedh në det? Ne jemi të çmendur “.- u shpreh Salvini, mbi ftesën e ish-sulmuesit të Milan.

loading...
loading...