Berisha dhe Meta po e shkatërrojnë kauzën e opozitës

Berisha dhe Meta po e shkatërrojnë kauzën e opozitës
Nga Mentor Kika

"Nuk ka pikën e dyshimit!

Sistemi zgjedhor duhet të ndryshojë rrënjësisht. Listat e mbyllura e kanë bërë politikën biznes dhe kryetaret pronare te partive.

Partitë duhet të bëjnë transparencën e financimit dhe ligji duhet të ndryshojë rrënjësisht, duke përfshirë si financim edhe paratë që hedhin biznesmenët-kandidatë, që shpërndajnë para e ushqime në fushata.

Nuk ka pikën e dyshimit!

Përgjimet e Dibrës janë skandaloze, dhe prokuroria duhet ti japë fund pritjes. Ata që telefononin duke shantazhuar votuesit apo drejtuesit e administratës, duhet të ndëshkohen, e jo të gradohen. Kërkesat e opozitës janë të drejta, kauza e saj është e drejtë. Sistemi politik e zgjedhor duhet reformuar, ndëshkimi për krimin elektoral duhet të fillojë, jo si nevojë për të zgjidhur një sherr të momentit në politikë, por për të hedhur themelet për politikën e të ardhmes, duke çliruar garën e lirë nga prangat.

Por ky shans ka gjasa të humbet. Pikërisht tani, kur opsioni i rrëzimit të qeverisë me dhunë ka rënë, dhe kur aksioni opozitar ka nevojë për oferta të shkruara, për të bindur popullin dhe ndërkombëtarët për atë që propozohet, Sali Berisha dhe Ilir Meta, ia ndryshojnë timonin “revolucionit” opozitar. Në mënyrë të sinkronizuar ata nisin sulmet kundër reformës në drejtësi.

Padyshim që reforma ka handikapet e veta, por sulmet ndaj saj pikërisht tani nuk mund të frymëzojnë shqiptarët të dalin në rrugë. Përkundrazi, ata duhet të dalin në rrugë edhe më shumë, për mos ndëshkimin e atyre që kanë vjedhur e vazhdojnë të vjedhin. Kundër drejtësisë që nuk heton zyrtarët por vetëm njerëzit e thjeshtë.

Ndryshimi i axhendës së protestave, mund ti bëjë një dëm me përmasa historike shoqërisë shqiptare, pasi asnjëherë nuk ka patur një formacion politik me kaq këmbëngulje për ta ndryshuar sistemin."

loading...
loading...