Breshër në Meksikë/ Akulli me trashësi 1.5 m mbulon Guadalajaran

Breshër në Meksikë/ Akulli me trashësi 1.5 m mbulon Guadalajaran
Gjashtë zona në periferi të qytetit meksikan të Guadalajara u mbuluan nga një shtresë e trashë akulli pas një stuhie breshëri.

Akulli arriti trashësinë deri në 1.5m në disa vende duke mbuluar edhe automjetet.

Mjetet e Mbrojtjes Civile u angazhuan për të pastruar rrugët në qytetin prej pesë milionë banorësh në veri të kryeqytetit, Mexico City.

Zyrtarët lokalë gjithashtu raportuan shumë thyerje pemësh, por nuk mendohet të ketë të lënduar. Stuhia goditi shumë shpejt, mes orës 01:50 (06:50 GMT) dhe orës 02:10, kur temperatura e ajrit ra papritur nga 22C në 14C. /l.k./

Marrë nga www.bbc.com

loading...
loading...