Cardoso vendimtar për fitoren e Partizanit ndaj polakëve të Krakovias

Cardoso vendimtar për fitoren e Partizanit ndaj polakëve të Krakovias
Më në fund Partizani largohet nga Sllovenia me fitore në një ndeshje kundër polakëve të Krakovias me një gol të Lucas Cardosos në pjesën e dytë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën trajneri Franko Lerda bëri disa lëvizje, në repartin e sulmit. Kardozo dhe Mensah u hodhën në fushë dhe ishte braziliani ai që arriti të shënonte golin e vetëm dhe të fitores.

Në miqësoren e sotme debutoi edhe Rron Broja, i cili u aktivizua për disa minuta në pjesën e dytë. Tashmë të kuqtë do të rikthehen në Shqipëri, për t’u bërë gati për ndeshjen e 10 korrikut me Karabakun në “Selman Stërmasi”. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...