Demonstrimi i opozitës kundër qeverisë, protestuesit e parë nisen nga Vlora

Demonstrimi i opozitës kundër qeverisë, protestuesit e parë nisen nga Vlora
Opozita do të protestojë sot në orën 20:00 për të 10-tën herë për largimin e qeverisë “Rama” dhe krijimi i një qeverie teknike.

Qytetarët do të mblidhen para kryeministrisë për të kërkuar largimin e Ramës, kur i gjithë pushteti vendor pas zgjedhje të zhvilluara pa opozitën është në dorën e mazhorancës.

Rreth orës 16:30 të parët që janë nisur drejt Tiranës, për t’iu bashkuar tubimit në orën 20:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë qytetarët vlonjate.

Nisja e tyre u bë nga 3 pika të qytetit të Vlorës, ndërsa në total janë nisur 6 autobusë, me rreth 1000 protestues. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...