Detit i dolën “pronarë", aksion në plazhin e Durrësit, policia largon shezllonet pa leje

Detit i dolën “pronarë", aksion në plazhin e Durrësit, policia largon shezllonet pa leje
Shumë qytetarë janë ankuar për mungesën e plazheve publike. Dihet që deti nuk është pronë  e askujt, ose më saktë është pronë publike, ndërsa ligji parashikon që 20 për qind e bregdetit duhet të jetë hapësirë e lirë, gjë që nuk është respektuar, sidomos në plazhin e Durrësit.

Perfekti i Qarkut Durrës, Roland Nasto, ka mbledhur sot grupin e punës në zbatim të planit të masave për sezonin turistik veror.

Nasto nënvizoi detyrimet ligjore që kanë të gjithë aktorët për zbatimin e akteve ligjore në fuqi, detyrat dhe kompetencat që ka secili sektor për të monitoruar, kontrolluar dhe vënien përpara përgjegjësive ligjore të gjitha subjektet që procedojnë në kundërshtim me ligjin duke u fokusuar në:

Ushtrimin kontrolleve të vazhdueshme për zbatimin e distancës nga bregu në vendosjen e çadrave; Zbatimin e raportit të hapësirave plazh publik e privat sipas hartës së miratuar nga bashkia; Zbatimin e kushteve higjeno sanitare; Moslejimin në plazhe të shitësve ambulant.

Në fokus të aksionit janë edhe ato lokale që shkelin urdhrin për nivelin e lartë të muzikës.

Aksioni ka vijuar nga Ura e Dajlanit në vijim të vijës bregdetare, për kontrollin e çadrave dhe shezlloneve, vendosja në kundërshtim me ligjin ku kanë zënë hapësirat publike dhe kalimin e brezit të rërës.

Katër parcela me shezllone janë larguar nga policia.

Policia i ka paralajmëruar se nëse ato do të rivendosen, policia do të ndërhyjë për t’i sekuestruar.

Pushuesit ishin ankuar për afërsinë që kanë çadrat kishin me njëra-tjetrën, si dhe mungesën e plazheve publike. Ka shumë nga ata që nuk duan fare çadra me detyrim dhe me pagesë, por thjesht të pushojnë në det, me çadrat e tyre.

Pjesë e këtij grupi ishin Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Shefi i Komisariatit Durrës, Shefi i Policisë Plazh, Drejtori i Policisë Kufitare dhe Migracionit, Drejtori i Policisë Bashkiake, drejtuesit e Inspektoriateve ISHMPUT, ISHSH, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik, Drejtoret e ndwrrmarjeve të shërbimeve komunale Durrës dhe Plazh  dhe anwtarë të Task-Forcës Vendore për sigurinë në zonat bregdetare.

loading...
loading...