Dikur dhanë lajmin se “ajo kishte vdekur”, Elda Shabani rikthehet brune dhe si “goc tirone”

Dikur dhanë lajmin se “ajo kishte vdekur”, Elda Shabani rikthehet brune dhe si “goc tirone”
E njohur ndryshe si Madona shqiptare, Elda Shabani pasi ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri.

Gjatë viteve të qëndrimit jashtë, u përhao një lajm i rremë disa kohë më parë, se ajo kishte ndërruar jetë, lajm që u përgënjeshtrua me shumë neveri prej saj, më vonë.

Elda Shabani (Madona), këngëtarja që i ka munguar tregut për një periudhë të gjatë, po punon për një album muzikor, të cilin do ta sjellë me klipe muzikore. Madje së shpejti do të bëjë një koncert në amfiteatrin e Tiranës me këngët e reja.

E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ku zbuloi se do të futet fuqishëm në tregun shqiptar.

“ Unë do përgatis disa këngë. Do përgatis një album. E di që ka dalë jashtë mode, po për mua jo. Përveç këngëve solo, do ketë edhe një duet me këngëtarin Xem Asremi. Po përgatisim një jetë këngë tironce se jam goc tirone”, thekson ajo, ndërsa tregon edhe sesi i mbeti nofka Madona .

“Pseudonimi i emrit tim, që kur isha e vogël isha besimtare dhe i lutesha Perëndisë. Vazhdimisht shkoja në Kishë me shoqet e klasës dhe mënyra si lutesha më thonin, “Aman si lutesh, si një Madona e vogël”. Duke u rritur, u bëra këngëtare dhe publiku dëgjonin shoqërinë që më thërrisnin Madona dhe mendonin se imitoja Madonën amerikane, që nuk ka lidhje fare”.

loading...
loading...