Fati enigmatik i “Ujkut të Cërrikut” pas burgosjes, "përfiton" Lekë Plepi ( i rrëmben fansat)

Fati enigmatik i “Ujkut të Cërrikut” pas burgosjes, "përfiton" Lekë Plepi ( i rrëmben fansat)
Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe si “Ujku i Cërrikut” është arrestuar në protestën e parë të opozitës, më 16 shkurt para kryeministrisë, protestë që u shoqërua edhe me akte dhune, dhe ishte ndër ata që gjykata e la nën masën e “arrestit me burg”.

Saimir Rexhepi pas arrestimit mbeti në burg, me vendim gjykate. Kujtojmë se përveç tij u arrestua dhe u la me të njëjtën masë sigurie edhe ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha.

Por një javë para zgjedhjeve të 30 qershorit, Gjykata e Tiranës ndryshoi sot masën e arrestit për Florenc Hoxhën, i arrestuar pas protestës së 16 shkurtit të opozitës. Nuk u tha asgjë për fatin e “Ujkut të Cërrikut”dhe të tjerëve që u arrestuan dhe u lanë në burg atë ditë.

Saimir Rexhepi u arrestua pas pamjeve filmike, teksa akuzohet se shkatërroi veprën e artit para godinës së Kryeministrisë, që njihet ndryshe edhe si “kërpudha”

Kështu, fati i personazhit që u bë i njohur për publikun në studion e Arjan Çanit, edhe mbi  rivalitetin e ashpër  që pati me një personazh tjetër të ngjashëm, Lek Plepi, i cili u bë po ashtu i famshëm nga e njëjta studio,  ka mbetur enigmatik.

Në rrjetet sociale izolimi dhe enigma e fundit mbi “Ujkun e Cërrikut” po përcillet edhe me humor. Pretendohet se Lekë Plepi po fiton ndjeshëm terren, duke rrëmbyer gjatë muajve të fundit një numër të konsiderueshëm nga fansat e rivalit të tij, me të cilin konkurron prej kohësh për sa më tepër famë.

loading...
loading...