Futbollisti kuqezi bëhet baba për herë të parë. E si mund ta fshehë gëzimin e tij!

Futbollisti kuqezi bëhet baba për herë të parë. E si mund ta fshehë gëzimin e tij!
Ish-futbollisti i Skënderbeut, i Tiranës dhe i Kombëtares kuqezi, Sabien Lilaj, është bërë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë, në një spital të kryeqytetit djalin, të cilin e kanë pagëzuar me emrin GLAUK.

Lilaj, 30 vjeç, këtë sezon ka nisur një karrierë të re në Izrael me Sektzia Nes Tziona, ndërkohë që kjo eksperiencë përkon me një moment shumë të rëndësishëm në jetën e tij të re familjare.

loading...
loading...