Gjeli përfundon në gjyq, akuzohet se këndonte shumë herët dhe u prishte gjumin fqinjëve

Gjeli përfundon në gjyq, akuzohet se këndonte shumë herët dhe u prishte gjumin fqinjëve
Paditet në gjykatë nga fqinjët një gjel sepse këndonte herët dhe i shqetësonte në mëngjes.

Një gjel me emrin Moris, i cili këndon herët në mëngjes e me zë të lartë ka irrituar fqinjët në ishullin francez të Oleronit, është në qendër të një beteje gjyqësore që ka ndezur edhe protesta në fshat.

Vetë Moris nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore të mbajtur në qytezën perëndimore Roshfort. Ai u akuzua nga një çift në pension me një shtëpi pushimi në ishullin piktoresk, që pretendon se kori i tij në agim i prish atyre gjumin. Por, fansat e gjelit të famshëm, u mblodhën para gjykatës e mes tyre edhe një pulë e quajtur Pompadur dhe një gjel gjigant i quajtur Zhan Rene.

Rasti ka tërhequr vëmendje jo vetëm sepse gjeli është një nga emblemat kombëtare të Francës, por edhe sepse padia është parë nga shumëkush si një sulm mbi jetën e fshatit.

Pronarja e Morisit, Korin Feso, që jeton në ishullin Oleron prej 35 vjetësh, thotë se ajo është detyruar ta mbyllë brenda shpendin e saj gjatë natës dhe të mbulojë strehën e tij me kartonë, në mënyrë që të bllokojë dritën dhe ai të mos këndojë, por nuk ka patur sukses.

“Nga 40 fqinjë që kemi ne, vetëm dy janë shqetësuar prej tij. Unë mendoj se gjykata duhet të thotë se fshati ka të drejtë të ketë zhurmat e tij. Ai këndon dhe unë mendoj se kjo është gjë shumë e mirë. Rroftë natyra!”, shprehet një banore.

loading...
loading...