Greqia në kaos, stuhi, zjarr dhe tërmet godasin vendin

Greqia në kaos, stuhi, zjarr dhe tërmet godasin vendin
Greqia është goditur së fundmi nga disa fenomene natyrore.

Në zonën e ishullit turistik të Lefkadas pasditen e sotme është raportuar një zjarr i fuqishëm teksa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse si dhe mbulim nga ajri me avion të cilët mundën të vinin në kontroll flakët.

Nga ana tjetër një tërmet i fortë me magnitudë 4.7 ballë ka tronditur qytetin e Agrinios.

Për fat të mirë nuk u raportua për persona të lënduar apo dëme materiale.

Ndërkohë pritet që territori helen të goditet nga një moti i keq me stuhi dhe reshje të dendura shiu.

Pritet që reshje të shumta të ketë gjatë natës në prefekturën e Selanikut, Thermaikos dhe Halkidiki dhe në orët e para të së dielës në Sporades, pjesët jugore të Maqedonisë Lindore dhe Thraki.

 

loading...
loading...