
Artistë dhe emra të njohur të jetës publike në Shqipëri, profesioni i të cilëve nuk ka lidhje me politikën, u ndanë në dy pjesë, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Disa mbështetën hapur kryebashkiakun e rizgjedhur Erion Veliaj, apo që duhej votuar më 30 qershor.
Këngëtarë si Eneda Tarifa, Anxhela Peristeri apo Evi Reçi, si dhe emra të tjerë të njohur të botës së televizionit, si Anjeza Maja, Iva Tiço, Albana Osmani, Valbona Selimllari, Elona Duro dhe Arjola Shehu, bënë publikisht thirrje se duhej votuar më 30 qershor.
Anxhela Peristeri gjatë plazhit në këto ditë të nxehta vere, por i braktisi ato për të votuar më 30 qershor
Ishte Anxhela Peristeri ajo që e para deklaroi se jo vetëm do të votonte, por më 30 qershor bëri thirrje publikisht që duhej votuar Erion Veliaj.
Prezantuesja Alketa Vejsiu më 30 qershor, kur opozita dhe Presidenti Meta u bënë thirrje qytetarëve që të shkojnë më mirë në plazh, deklaroi atë ditë se e braktisi plazhin për të ardhur që të votonte në Tiranë.
Edhe këngëtarja e prezantuesja Eneda Tarifa e ka shprehur hapur qëndrimin e saj, madje ajo mori pjesë në çeljen e fushatës së Veliajt për Tiranën.
Dy ish miss-et, Valbona Selimlarri dhe Anjeza Maja, kanë pasur një arsye më tepër që të përfshihen në fushatën e fundit apo edhe në politikë, pasi e para punon në Bashkinë e Tiranës, kurse e dyta është e punësuar tek ERTV-ja e Kryeministrit Edi Rama.