
Prezantuesja e njohur me bindjen se Tirana po transformohet, “Tirana po jeton një transformim të jashtëzakonshëm s’mund ta mohojmë. I love u Tirana. Shqipëria po ndryshon dhe Tirana është një nga provat e suksesit!”, e shpreh Alketa, e cila ka zgjedhur vargjet e një kënge të njohur të Kryeministrit Edi Rama, që e këndoi para më shumë se një dekade me “West Side Family”, çka tregon se ajo është jo vetëm e majtë në bindje, por edhe një socialiste e devotshme dhe nostalgjike.
Reagimi i Alketa Vejsiut në Instagram, ku edhe tregoi arsyen e rikthimit. ‘U ktheva në Tiranë për të votuar! #unëvotova” ndërkohë që e ka shoqëruar rikthimin me vargjet e këngës që shoqëroi fitoren e Kryeministrit Edi Rama, para mandatit të tij të tretë si kryebashkiak të Tiranës.
Tirona, ke ëndrrat tona
Jeton orët e vona,
E djegur, sido të jesh,
Ti je e jona.
Kjo është Tirona jonë,
Tirona e kontradiktës,
E luftës e paqes,
E errësirës dhe e dritës,
Mashtrimit, të vërtetës
Shpifjes, interesit,
E qejfit dhe e stresit,
E ahengut dhe biznesit.