Lerda i beson “gardës së vjetër” për Karabakun

Lerda i beson “gardës së vjetër” për Karabakun
Partizani zhvilloi një fazë të bujshme transferimesh duke afruar në kryeqytet futbollistë me një CV shumë të pasur, elementë të cilët në letër pritet të bëjnë diferencën në futbollin shqiptar. Trajneri Franko Lerda mund të ndihet i plotësuar, të kuqtë kanë një organikë të pasur por është thuajse e pamundur që blerjet e verës ti shohim në fushë në sfidën e parë në Champions kundër Karabak.

Dëshira e teknikut italian ishte që këta lojtarë ti kishte në dispozicion gjatë fazës përgatitore që zhvilloi në Slloveni. Me grupin këtë periudhë punuan vetëm dy lojtarë, Felipe Melo dhe Enis Hakaj, dy lojtarë të cilët kanë bindur trajnerin Lerda dhe pritet të jenë në fushë nga minuta e parë.

Pjesa tjetër e lojtarëve të ardhur rishtas i duhet ende kohë për të kapur formën e duhur fizike dhe për të përshtatur si duhet me idetë e trajnerit dhe me pjesën tjetër të lojtarëve. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...