Ndihma ekonomike, vendimmarrja u hiqet këshillave bashkiakë, i jepet Shërbimit Social Shtetëror

Ndihma ekonomike, vendimmarrja u hiqet këshillave bashkiakë, i jepet Shërbimit Social Shtetëror
Ligji për ndihmën ekonomike do të ketë ndryshime. Në draftin e propozuar në Komisionin e Shëndetësisë thuhet se  dhënia e pagesave nuk do të kalojnë nga këshillat bashkiakë, por do të jenë një vendimmarrje e drejtorive të Shërbimit Social Shtetëror.

Një tjetër ndryshim i parashikuar në draft është edhe ai i heqjes së tavanit prej 8 mijë lekësh, duke sjellë mundësinë për rritjen e masës së ndihmës ekonomike për familjet më në nevojë dhe familjet me shumë fëmijë.

Në draft parashikohen gjithashtu edhe arsyet kur një familje përjashtohet nga skema e përfitimit të ndihmës ekonomike për 6 muaj deri në 1 vit.

Po ashtu, llogaritja do të bëhet nëpërmjet një sistemi pikëzimi të digjitalizuar, i cili sipas dikasterit të Shëndetësisë shmang abuzimet.

Drafti parashikon përjashtimin nga skema të gjithë personave që refuzojnë të përfshihen në kurse profesionale, apo nuk pranojnë vendin e punës që u ofrohet. /l.k./

Foto Google

 

loading...
loading...