Përfundoi me kokë në grirësen e mishit, aksidenti që i mori jetën 18-vjeçarit

Përfundoi me kokë në grirësen e mishit, aksidenti që i mori jetën 18-vjeçarit
Një aksident në punë, rezultoi fatal për një djalë 18 vjeç. Jomar Junco rrëshqiti duke përfunduar në grirësen e mishit që përdorej për salçiçe, teksa ndodhej në vendin e punës.

Makineria e fabrikës në zonën e La Paz, i tërhoqi krahun në brendësi dhe më pas edhe pjesën tjetër të trupit, duke e copëtuar.

I riu nga Filipinet, ishte punësuar prej pak javësh dhe nuk ishte i specializuar për vendin e punës. Dyshohet se 18-vjeçari nuk e kishte marrë shumë seriozisht rrezikun që i kanosje, duke bërë që të humbë jetën në aksidentin fatal.

Një pjesë e trupit të tij u tërhoq nga punonjësit e tjerë, por i copëtuar në pjesën më të madhe të tij.

Gjithçka pasi kolegët fikën makinerinë, por pa mundur që ti shpëtonin jetën. Ndërkohë policia e klasifikoi ngjarjen e 25 qershorit si aksidentale, teksa hetimet janë në vijim, për të kuptuar nëse në fabrikë respektoheshin rregullat e sigurisë në punë.

 

loading...
loading...