Propozimi i qeverisë, Spahiu: Kërkesën e saj për rritjen e taksës mbi naftën do e rrëzojë Kushtetuesja

Propozimi i qeverisë, Spahiu: Kërkesën e saj për rritjen e taksës mbi naftën do e rrëzojë Kushtetuesja
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu deklaroi sot për mediat se propozimi i qeverisë për rritjen e taksës mbi naftën do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese menjëherë pas krijimit të saj.

Sipas tij, kjo vjen nga paaftësia e qeverisë për të ulur evazionin fiskal, pamundësia e bizneseve për të paguar tatimet e taksat dhe administrata e korruptuar tatimore.

“Edhe pse qeveria e quan tarifë ajo është një taksë direkte, pasi qytetarëve nuk ju ofrohet asnjë shërbim shtesë, duke anashkaluar parlamentin si organi i vetëm që mund të ulë tatimet dhe taksat. Ashtu si ligji i tatimeve mbi dividentin projektligji i ministrisë së energjisë për rezervën e karburanteve do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.

Qeveria i thotë taksës tarifë sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese, që ta pengojë atë. Ndaj qytetarëve ju ka mbetur vetëm një gjë. Ta paguajnë atë si një grabitje të re çdo ditë nga xhepat e tyre. Edhe pse Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë në rajon, qeveria gjen rrugën më të shkurtër atë të atë të taksimit direkt mbi tatimin për të rritur të ardhurat e munguara në buxhet”, tha Spahiu. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...