Qytetarët, protestë para kryeministrisë, janë kundër ndërtimit të HEC-eve

Qytetarët, protestë para kryeministrisë, janë kundër ndërtimit të HEC-eve
Disa qytetarë kanë protestuar mëngjesin e kësaj të shtune përpara Kryeministrisë, kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e vendit.

Protestuesit mbanin në duar pankarta ku bëhej thirrje kundër ndërtimit te HEC-eve, si “uji është jetë mos na e merrni”, apo “Ndal HEC-et në Valbonë”.  Protestuesit u shprehën se me ndërtimin e këtyre HEC-eve, shumë njerëz rrezikojnë të humbasin shtëpitë e tyre, tokat bujqësore e ujin e pijshëm. Protesta të ngjashme janë parashikuar të organizohen në të gjithë Ballkanin deri më 16 korrik.

Ata thonë se ndaj natyrës po kryhet një gjenocid i pallogaritshëm, pasojat e të cilit do t’i vuajnë për shumë vite brezat e ardhshëm. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...