Restoranti “VIP” i Leo Messi ofron ushqim falas për të pastrehët në Argjentinë

Restoranti “VIP” i Leo Messi ofron ushqim falas për të pastrehët në Argjentinë
Argjentina është përfshirë nga një mot i ftohtë e me përmbytje, duke u shkaktuar probleme shtesë të pastrehëve, të cilët po vuajnë dhe kanë nevojë për ushqim.

Prej së  enjtes së kaluar, mediat lokale raportojnë për pesë të vdekur si pasojë e motit.

Raportohet se është në rritje numri i njerëzve që flenë nëpër rrugët e Argjentinës për arsye ekonomike.

Për të ndihmuar në zbutjen e kësaj gjendjeje në vendlindjen e tij, qytetin e Rosario, Messi ka vendosur që t’u japë ushqim dhe pije falas të pastrehëve në restorantin e familjes së tij.

Restoranti, i quajtur “VIP”, është duke dhënë ushqime për të pastrehët që nga e premtja dhe do të vazhdojë kështu edhe në ditët në vijim, derisa në normalizimin e situatës.

Leo Messi dështoi edhe këtë herë në Kupën e Amerikës, me Kombëtare e Argjentinës, pas eliminimit në gjysmëfinale nga Brazili.

Messi është akuzuar se nuk e jep maksimumin kur luan për Argjentinën, ndryshe nga Barcelona, por jashtë fushës ai shquhet si njeri human dhe këtë e tregon ndaj bashkëkombësve të tij.

 

loading...
loading...