Sot, në ditëlindjen e Kryeministrit të Kosovës...mëngjesi ka nisur me një kafe në shtëpi me nënën!

Sot, në ditëlindjen e Kryeministrit të Kosovës...mëngjesi ka nisur me një kafe në shtëpi me nënën!
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, feston sot ditëlindjen.

Ai mbushi 51-vjeç dhe kafen e mëngjesit e konsumoi me nënën  e tij, Rukën.

Modeste mund të ketë quhet surpriza e Kryeministrit të Kosovës për të ëmën, vetëm një kafe që ajo e konsumon në çdo mëngjes, madje në shtëpi.

Por përtej kësaj modestie, a ka tjetër të krahasuar apo çmim urimi që mund të marrë i biri nga nëna e tij, në një përvjetor ditëlindjeje, qoftë edhe nëse ai është në detyrën e Kryeministrit...

Më pas Ramush Haradinaj ka marrë një urim të veçantë nga bashkëshortja e tij Anita Muçaj-Haradinaj.

“Ti sot po i bon veç 51 vjet e me mua në martesë po i bojmë veç 16. Shumë muj e shumë kom për t’thon, por shkon gjatë ky muhabet, prandaj nuk po e zgjas e po e përmbledh, që pavarësisht që shumë po më mungon e besa edhe shpesh mërzitem që s’po t’shoh vazhdon të jesh burri më ideal që ekziston! Të dua Ramush Haradinaj”.

“Gëzuar për jetë!!! (Vazhdoj me mendu që jom dhurata më e mirë që ke mujt me marrë najherë për ditëlindje”, ka shkruar Anita në Facebook

loading...
loading...