Talenti kuqezi firmos me Lazio, shkon në 13 numri i shqiptarëve në Seria A (emrat dhe ekipet)

Talenti kuqezi firmos me Lazio, shkon në 13 numri i shqiptarëve në Seria A (emrat dhe ekipet)
Një tjetër futbollist shqiptarë i shtohet klubit të kryeqytetit italian, Lazios.

Mbrojtësi kuqezi, Sergio Kalaj do të jetë lojtar i Lazio të paktën edhe në 3 sezonet e ardhshme.

Talenti nga Malësia e Madhe firmosi kontratën me Igli Taren.

Ai nis kështu karrierën me ekipin e parë si profesionist pas eksperiencës mjaft pozitive me ekipin e të rinjve.

Kalaj është gjithashtu pjesë e Kombëtares U-21, me të cilën ka treguar një formë të kënaqshme.

Falë edhe faktit që Lazion e drejton Igli Tare vijon traditën e viteve të fundit, duke përfshirë shqiptarë në planet e tij.

Pas Lorik Canës, Etrit Berishës, edhe Thomas Strakosha, Valon Berisha e Riza Durmishi janë bërë vitet e fundit pjesë e ekipit të Seria A. Por sezonin që vjen pritet të ketë një numër shumë më të madhe futbollistësh të Kombëtares kuqezi, ose me orgjinë shqiptare, që luajnë në Itali.

Shqiptaret sezonin e ardhshëm në Serie A

Kastriot Dermaku - Parma

Thomas Strakosha - Lazio

Etrit Berisha - Spal

Berat Gjimshiti - Atalanta

Emanuele Ndoj - Brescia

Marash Kumbulla - Verona

Sergio Kalaj - Lazio

Valon Berisha - Lazio

Amir Rrahmani -  Verona

Elseid Hysaj - Napoli

Marco Alia - Lazio (portier i tretë)

Giacomo Vrioni - Sampdoria (ende jo zyrtare)

Erald Latki - Fiorentina (ende jo zyrtare)

loading...
loading...