Trashi dëshiron largimin me çdo kusht, Partizani e bllokon (reagimi)

Trashi dëshiron largimin me çdo kusht,  Partizani e bllokon (reagimi)
Lorenc Trashi,  mbrojtësi energjik i krahut të majtë, mund t’i thotë lamtumirë Partizanit para Champions League, nëse gjen mirëkuptimin e klubit, ose pas këtij sezoni, ku ai kërcënon se do të largohet me parametra zero.

Ai synon një kampionat më të fortë dhe ofertat nuk kanë munguar, ndaj edhe po sheh alternativat, por edhe pse i është bërë një ofertë shumë e mirë personale, Partizani ka refuzuar t’i shesë kartonin me shumën që i është afruar klubit. Në këto kushte, duket se ka lindur pakënaqësi mes palëve, çka mund të ketë pasoja mbi ecurinë e të kuqve në Champins League.

Klubet që kanë shfaqur interes për Trashin muk janë të gatshme ta paguajnë për kartonin e tij. Një situatë kjo që ka irrituar lojtarin, i cili ka shfrytëzuar rrjetin e tij "Instagram" për të reaguar.

“Duro edhe një vit dhe prano çdo vendim”- shkruan futbollisti i kombëtares shqiptare, të cilit i përfundon kontrata me të kuqtë në fundin e sezonit të ardhshëm.

Trashi është pjesë e Partizanit prej vitit 2014 dhe në këto 5 vite, madje futbollist kyç për të kuqtë në sezonin e fundit, ku edhe Partizani u shpall kampion.

Trashi në 37 takime shënoi një gol dhe dhuroi 4 asiste, në këtë sezon, por kampionët e Bullgarisë, Ludogoretsk duket se fshihen pas tij, pasi e kërkojnë për Champions.

Pas Atanda, i cili u transferua në Izrael me kosto zero, kjo mund të jetë humbja e dytë e madhe për Partizanin.

Futbollistëve të Partizanit u ka përfunduar kontrata pas këtij sezoni, ndërkohë klubi nuk ka rinovuar me shumë prej tyre, dhe nga kjo situatë duket se po rëndon edhe ata që janë në kontratë. Gjithashtu për 27 vjeçarin interesohen edhe klube të tjera të huaja nga Turqia dhe vendet e lindjes, kryeqytetasit rrezikojnë të mbeten duarthatë, ndërkohë nëse Trashi qëndron, sigurisht ai nuk do të kenë motivimin e deritanishëm

loading...
loading...