Uashington, përmbytjet bllokojnë trafikun dhe s’takojnë energjinë

Uashington, përmbytjet bllokojnë trafikun dhe s’takojnë energjinë
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar kaos në Uashington DC. Rrugët janë bllokuar, mijëra vetë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa metrotë janë më të rrezikuarat.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se pasagjerët kanë udhëtuar në kushte të vështira dhe të rrezikshme. Disa persona janë detyruar të braktisin makinat e tyre dhe të hipin sipër tyre. Një numër i madh banorësh kanë mbetur pa energji elektrike.

Skuadrat e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në zonat më të rrezikuara për t’i ardhur në ndihmë banorëve. Policia ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin rrugët. Reshjet e shiut janë pakësuar në pjesën më të madhe të Washingtonit, por në disa zona vijojnë rreshjet e denduara. /l.k./

Marrë nga www.washingtonpost.com

loading...
loading...