Zgjedhjet lokale në Shkodër, Vllaznia në “paralizë”

Zgjedhjet lokale në Shkodër, Vllaznia në “paralizë”
Zgjedhjet vendore kanë paralizuar ekipin e Vllaznisë, që siguroi këtë sezon rikthimin në Kategorinë Superiore dhe pret të nisë përgatitjet për sezonin e ri.

Administratori Suad Lici dhe drejtori Firat, me ndryshimet politike, nëse Pejtri merr zyrtarisht detyrën, nuk do të jenë pjesë e administrimit të klubit.

Vllaznia financohet 100 për qind nga buxheti i bashkisë, por plani i ekipit dhe ndërtimi i skuadrës së sezonit të ri që kishte nisur ishte projektuar me drejtuesit që ishin deri tani, me në krye Voltana Ademin.

Me zgjedhjen e Valdrin Pjetrin në postin e kryebashkiakut të Shkodrës, kandidat i PS-së,  si dhe me dominimin e Këshillit Bashkiak nga socialistët, pas zgjedhjeve të fundit, projekti  për Vllazninë e sezonit të ardhshëm pritet të rishikohet nga e para.

Edhe kontratat me lojtarët janë aktualisht të gjitha pezull.

loading...
loading...