Zjarret janë të zakonshme gjatë muajve të thatë të verës që shoqërohen me temperatura të larta në Greqi. Edhe sot 4 fshatra të ishullit grek Evia janë përfshirë nga flakët dhe për shuarjen e tyre janë angazhuar 250 zjarrfikëse, automjete dhe helikopterë.
Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve të zonës për të shmangur vdekjet, ndërsa kanë arrestuar një 64 vjeçar, pasi dyshohet se ai ka djegur barin e thatë në pronën e tij dhe më pas zjarri është përhapur në zona të tjera. /l.k./
Marrë nga newsit.gr