
Aksidenti rëndë më pasojë vdekjen e të riut, ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.
Ai raportohet se ka humbur jetën, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë teksa po kalonte rrugën.
Viktima i identifikuar si Fatmir Pervataj, 29 vjeç, sipas policisë, ishte nga Tropoja.
Policia tha pas ngjarjes, se ka ndaluar drejtuesin e mjetit E. M, 19 vjeç, i cili dyshohet se po ecte me shpejtësi tepër të lartë.
Njoftimi i policisë
Në rrugën Lezhë – Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Afp.al/