Anila Basha: Me Rudina Xhungën sa nuk u therëm, ju tregoj edhe sherrin me Shkullakun për Ramën

Anila Basha: Me Rudina Xhungën sa nuk u therëm, ju tregoj edhe sherrin me Shkullakun për Ramën
Gjatë bisedës, gazetarja e njohur Anila Basha ka treguar përballjen me kolegen e saj Rudina Xhunga në prapaskenë.

Ajo ka folur edhe kur ishte në fillimet e gazeterisë për një miqësi të hershme mes kryeministrit aktual Edi Rama dhe gazetarit Armand Shkullaku, çka i shkaktoi asaj probleme në punë.

“Gratë në media” ka qenë kjo tema e emisionit "Soiree" me Jonida Shehun ku pjesë e panelit për të folur rreth karrierës së tyre gazetareske dhe vështirësitë që kanë hasur në këtë profesion ishin Anila Basha, Ola Bruko, Juli Xhokaxhi dhe Blerta Tafani.

Mesa duket kjo zënkë ka ardhur nga një lajm që Rudina ka bërë për Anila Bashën në portalin e saj.

“U kapa me Rudina Xhungën, gati sa nun u  therëm. Kishte bërë një budallallëk tek portali i saj dhe i thash ‘një portal si i joti nuk mund të bëjë një gjë kundër portalit tim, sepse jemi të dyja kolege”, ka shpjeguar Anila.

“U sqaruat tani?” e ka pyetur më tej Jonida.

“Nuk u sqaruam sepse nuk ia fal”, ka përfunduar gazetarja e njohur Basha, e cila dukej e tensionuar nga kjo situatë.

Anila Basha teksa ka treguar fillimet e saj në gazetari për emisionin Soiree, ku ka përmendur edhe një ngjarje që i ka ndodhur në gazetën “Koha Jonë” kur ishte Armand Shkullaku kryeredaktor dhe Edi Rama asokohe Ministër i Kulturës. Ajo ka treguar se si lajmi që kishte gjetur dhe që mendonte të hapte gazetën nuk u publikua kurrë me urdhër të Edi Ramës.

“Kam pasur Shkullakun asokohe kryeredaktor tek gazeta ‘Koha Jonë’ dhe Edi Rama ka qenë Ministër Kulture. I kam gjetur Ramës një vendim qeverie për një monument kulture dhe ai më kapi dhe më tha që nuk ke për ta bërë lajm. Unë më arrogancën time i kam thënë ‘kush je ti? Lajmin sigurisht që do ta bëj’, ndërkohë ai me batutat e veta që të çarmatoste’. Më pas iki me gjithë qejf në redaksi sepse kisha lajmin ekskluziv për të hapur gazetën, por lajmi i Ramës kishte shkuar më herët tek Armand Shkullaku përpara se të shkoja unë. Fillova të qaja se mezi e kisha gjetur atë dokument, ndërsa Edi Rama kishte bërë pazar me Shkullakun. Iku lajmi, u harrua, nuk u bë. Prandaj them që meshkujt janë për pazar, ndërsa ne jemi për sakrifica”, ka treguar Anila Basha./Afp.al

loading...
loading...