Behgjet Pacolli: Triumfoi vullneti popullor i rinisë për ndryshim, miqtë perëndimorë tani të mbajnë shënim

Behgjet Pacolli: Triumfoi vullneti popullor i rinisë për ndryshim, miqtë perëndimorë tani të mbajnë shënim
Ministri i Jashtëm në detyrë, dhe njëkohësisht numri dy i qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pranuar humbjen, duke thënë se, me fjalën e tij sovrani ka gjithmonë të drejtë.

Pacolli ka përgëzuar popullin e Kosovës për maturinë e treguar në zgjedhje, ka uruar drejtuesit e Opozitës së djeshme, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, duke i konsideruar njerëz me integritet të lartë dhe me energji të reja.

Pacolli tha se këtë vullnet për ndryshim, e sollën të rinjtë dhe është shprehur i kënaqur për këtë fakt, duke shtuare se "ne duhet ta mbajmë shënim këtë vullnet për ndryshim", por medhe faktori ndërkombëtar, lidhur me integrimin, duke pranuar se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, kanë pasur edhe mbështetjen e perëndimit.

Mesazhi i plotë i Behgjet Pacollit:

Bashkudhetarët e mi dhe unë e ndoqëm me interes numërimin e votave.

Sovrani e tha fjalën e tij dhe ai ka gjithmonë të drejtë.

Është për tu përgëzuar populli i Kosovës që votoi me qetësi dhe maturi.

Urime për udhëheqësit e Opozitës që me koherencë, me etikë, e konfirmuan alternativën e tyre duke siguruar votim popullor të qartë.

Përgëzoj zotni Albin Kurti për integritetin e tij politik dhe zonjën Osmani që krijoi energji të re mbi themelet e trashëgimisë rugoviste.

Procesi është në përmbyllje e sipër dhe duhet po ashtu të kemi durim që institucionet e numërimit dhe legjitimimit të votave të japin verdiktin përfundimtar, pa presione triumfaliste apo të dëshpërimit.

Është krejt e qartë, se pakënaqësia popullore e krijuar prej mungesës së perspektivës, stagnimit ekonomik, izolimit ndërkombëtar favorizoi ardhjen në pushtet të forcave të opozitës.

Më gëzon fakti për ardhjen e rinisë në krye të institucioneve, atë që e kam dashur më së shumti.

Vullneti për ndryshim fitoi.

Ne duhet të mbajmë shënim këtë vullnet popullor.

Tani duhet mbi të gjitha t’i tregohet miqve tanë perëndimorë se orientimi proatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe ai vetëm do të forcohet.

Miqtë perëndimorë, po ashtu, tani të mbajnë shënim rezultatin dhe të hedhin hapin e parë të shumëpritur për popullin e Kosovë. Punë të mbarë qeverisë së re! /Afp.al

loading...
loading...