Dëmtimi i Hysajt, Reja thërret në "ndihmë" ish-mbrojtësin që zbuloi Panucci

Dëmtimi i Hysajt, Reja thërret në "ndihmë" ish-mbrojtësin që zbuloi Panucci
Dëmtimi i papritur i kapitenit Elseid Hysaj, ka detyruar trajnerin e Kombëtares t'i shtojë listës emra të tjerë.

Shqipëria nën drejtimin e trajnerit Edi Reja është duke kryer përgatitje intensive për ndeshjet zyrtare me Turqinë dhe Moldavinë në transfertë.

FSHF njoftoi se ditën e sotme ka pasur ndryshime në listën kuqezi. Hysen Memolla do t'i bashkohet grumbullimit me skuadrën për ndeshjen në Stamboll më 11 Tetor dhe atë ndaj Moldavisë në 14 Tetor.

Hysen Memolla, mbrojtësi 27-vjeçar, luan aktualisht me ekipin Kokkolan Palloveikot në Finlandë. ai u grumbullua për herë të parë në Kombëtare, kur ekipin kuqezi e drejtonte Panucci. Në atë kohë Memolla ishte pjesë e kampionatit kroat. /Afp.al/

loading...
loading...