Dhuna në stadiume, hyri sot në fuqi ligji i ri. Klubet-tifozëve: Kujdes, tani mendohuni mirë!

Dhuna në stadiume, hyri sot në fuqi ligji i ri. Klubet-tifozëve: Kujdes, tani mendohuni mirë!
Klubeve të futbollit, në vendin tonë, u është dorëzuar ligji i ri për dhunën në stadiume, që hyri sot në fuqi. Klubeve u është komunikuar që të njoftojnë dhe informojnë tifozët.

Tifozët duhet të dinë se çfarë i pret nëse shkelin ligjin e ri në stadium, ndaj edhe klubet kanë nisur menjëherë që t'i lajmërojnë ata mbi masat e reja.

Ligji i ri që dënon dhunën në stadiume dhe ambiente të tjera sportive ka hyrë në fuqi duke nisur nga dita e sotme. Më 24 shtator u botua në Fletoren zyrtare dhe tanimë kushdo që kryen akte dhune në stadiume, duhet të mendohet mirë.

Gjithçka nis me gjobë për shkelje të vogla, për t’u përshkallëzuar më tej. Goditja e lojtarëve apo zyrtarëve dënohet edhe deri në pesë vite burg. Më poshtë ju sjellim ligjin e ri me gjithë dënimet e ndryshme.

Neni 274/a – Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv

Goditja për shkak të veprimtarisë sportive – 1 deri në 3 vite burg

Goditja në ambiente sportive, e përsëritur, apo nga drejtues – 1 deri në 5 vite burg

Neni 274/b – Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive

Hyrja në fushë – 50000 deri ne 100000 lekë gjobë

Hyrja në fushë dhe pengimi i aktivitetit sportiv – gjobë deri në burgim me tre muaj

Hedhja e sendeve të forta në fushë – 6 muaj deri në 3 vite burg. /Afp.al

loading...
loading...