Edi Rama thotë se Bashkimi Europian e ka të domosdoshmëm Ballkanin Perëndimor

Edi Rama thotë se Bashkimi Europian e ka të domosdoshmëm Ballkanin Perëndimor
Në një konferencë të përbashkët ministrat e Drejtësisë së Ballkanit, Kryeministri Edi Rama i bëri edhe një herë thirrje vendeve të BE që të miratojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë. “E di që ne kemi probleme madhore ende për të zgjidhur, sepse problemi thelbësor është ndërtimi dhe fuqizimi i institucioneve”, tha Rama.

“Mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ka një korridor që na ndan. Ne luajmë e ju na shikoni si luajmë. Shtrëngoni duart me ne, përpiqeni të më kuptoni mua, shtrëngoni duart me ne, përpiqeni të më kuptoni e më pas në fund thoni: Mirë mirë, çuna të mirë, por jo tamam. Por, ne nuk kemi zgjedhje tjetër. Nuk kemi alternativë tjetër. Nuk ka asgjë tjetër, mënyrë tjetër. Na duhet të vazhdojmë t`ju duam e të besojmë tek kjo martesë e jona”, shtoi Rama. Kryeministri nënvizoi se Ballkani Perëndimor është i domosdoshëm ne BE aq sa BE është e domosdoshme për ne.

“Nuk thonë shumë mirë po ecni por ne kemi problemet tona. Ata thonë… Po, Po.. gjëra të tmerrshme janë këto që po ndodhin. Të njëjtat persona që thonë keni 3 kushte dhe pastaj 9 dhe pastaj 99 për të njëjtën gjë. Ku është shpërblimi për atë që kemi bërë? Po e di që ne kemi ende probleme madhore për të zgjidhur sepse problemi thelbësor është ndërtimi i institucioneve. Ne jemi të ndarë nga një kufi që gjendet i gjithi rrotull nesh. Dhe jam i sigurt që 99% e deputetëve në Parlamentet kombëtare as nuk dinë që Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga kufijtë e BE-së dhe mendojnë se gjendet mes Turqisë e Gjeorgjisë. Më besoni kur ju them se kam parë dhe liderë që thonë: Ahh me të vërtetë ju jeni të rrethuar nga kufijtë e BE-së?! Si ka mundësi. A mund të mbash veshkën në xhep. A mund të funksionojë organizmi i tillë. Ballkani Perëndimor është i domosdoshëm ne BE aq sa BE është e domosdoshme për ne”, shtoi Rama.

loading...
loading...