
Ermonela ka ndarë me ndjekësit e saj, një koment nga media spanjolle, "Elespanol.com", mbi suksesin e saj.
Ja çfarë shkruan shtypi spanjoll për Ermonela Jahon:
"Duket se me vetëm dy masa, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është në gjendje të na emocionojë."
"Ajo është një artiste e kompletuar, e cila të bën të dorëzohesh përpara pianisimo-ve të saj (akute) dhe besueshmerisë në regjistrin e ulët. Ajo qëndron mbi të gjithë këngëtarët e tjerë, sidomos kur aftësitë e saj muzikore kombinohen me përbindëshin aktrues perbrenda saj."
"Ajo e kontrollon këtë përbindesh gjithë kohës për t'ia ofruar shikuesit në shkëmbimin e parë. Kjo ishte arsyeja pse hyrja e saj e parë qiellore, në fillim të veprës, u vlerësua nga publiku. Kjo është arsyeja pse vdekja e saj, në aktin e tretë, ishte prekëse."
"Jaho është, pa dyshim, një nga ata zërat e shkëlqyer që hedhin magjinë e vete mbi ajrin magjik që rrjedh në kutinë e bukur skenike të Liceu, një teatër që krenohet të kërkojë dhe tërheqë zërat më të mirë ndërkombëtare të momentit. Mision i kryer."