Gent Cakaj voton në Prishtinë, "pafundësisht krenar me Republikën e Kosovës"

Gent Cakaj voton në Prishtinë, "pafundësisht krenar me Republikën e Kosovës"
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, votoi sot paradite, si qytetar i Kosovës.

"Sapo votova në Prishtinë për të kryer një detyrim themelor politik, kësaj radhe si qytetar i Republikës së Kosovës!", tha Cakaj.

Ai u shpreh "pafundësisht krenar me Republikën e Kosovës" dhe shtoi se, "Republika e Shqipërisë do ta mbështes gjithmonë dhe pa kushte Republikën e Kosovës!"

Gent Cakaj, e mbyll mesazhin e tij, pa deklaruar asnjë preferencë politike.

"Votimi në zgjedhjet e përgjithshme kësaj radhe është shumë më shumë sesa një akt deklarimi politik për Kuvendin a Qeverinë e ardhshme. Në të vërtetë, kësaj radhe Kosova voton për të përcaktuar rrjedhën e një game të gjerë procesesh që do të jenë vendimtare për fatin historik të saj|, theksoi Cakaj./Afp.al/

loading...
loading...