
Për nusen e re që helmoi vjehrrën me fotoksinë, ngjarja e ndodhur më 30 prill 2018, nga organi i akuzës është mbyllur dosja që ka shkuar për gjykim në pritje të vendimit nga gjykata.
Organi i akuzës ka shpallur fajtore për vrasje me dashje, Marjana Çmetën, ndonëse fillimisht vdekja e vjehrrës së saj, Lirie Lami, në Kamëz, u raportua si natyrale.
Por pas dyshimeve, nga hetimet, doli në dritë, një tjetër histori shumë më të rëndë.
Pas debateve në familje Marjana Çmeta rezultoi se e kishte helmuar vjehrrën e saj, krim të cilin anëtarët e tjerë të familjes nuk kishin marrë guximin ta denonconin.
Hetimet nxorën se ata pavarësisht dyshimeve që kishin pasur, i druheshin më tepër opinionin publik.
Për moskallëzim krimi, bashkëshorti i viktimës u dënua me 4 muaj burg, që do konvertohet në shërbim prove.
Nusja e shtëpisë e kishte rrëfyer krimin tek hoxha i zonës, Hysen Shehu, i cili rrëfimin e saj e kishte regjistruar në video. Prokuroria ngriti akuza edhe ndaj hoxhës, por çështja në ngarkim të tij u pushua.
Pritet vendimi i gjykatës pas kërkesës së prokurorisë, për dënimin e Marjana Çmeta.
/Afp.al/