
Makina e tij u përplas nga një trajner i tonazhit të rëndë.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes sipas policisë rezulton se 66 vjeçari grek ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij taksi nga Korça në drejtim të Pogradecit, ndërsa mjeti i tonazhit të rëndë në sens të kundërt.
Paraprakisht nga hetimet dyshohet se përplasja e dy mjeteve ka ardhur për shkak të një manovrimi të gabuar të Lambropulos që ka sjellë atë përplasje të fortë dhe vdekjen e tij.
Trupi i pajetë i 66 vjeçarit grek ndodhet në morgun e Tiranës ku pritet edhe autopsia nga mjekësia ligjore, sikurse pritet të mbërrijnë edhe familjarët e tij.
Në një aksident tjetër të rëndë që ndodhi dje në Qafë-Thanë, ku një trajner u përplas me një mikrobus e për pasojë humbi jetën një e moshuar, policia ndaloi sot shoferin e makinës së tonazhit të rëndë, njw shofer nga Fieri. pasi ekspertiza paraprake e deklaroi atë fajtor. /Afp.al/