
Njëra prej mjeteve të djegura raportohet se është në pronësi të avokatit Loren Lico, por që e kishte në përdorim nëna e tij, Arjana me profesion gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Mjetet tip “Volksvagen Golf 6” dhe “Volksvagen Pasat” kanë qenë të parkuara tek oborri i pallatit.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një mashkull me kostum sportiv të bardhë me kapuç, i cili afrohet mjetit golf 6 në pronësi të Licos dhe pasi e spërkat i vë zjarrin dhe më pas largohet me vrap.
Mjetet janë djegur pjesërisht me dëme të lehta.
Sakaq, Arjana Lico, gjyqtarja të cilës i dogjën gjatë natës makinën në oborrin e pallatit ku banonte, nuk është një emër i panjohur për publikun. Në vitin 2004 ajo bëri një gjest të madh, duke dhuruar zemrën e djalit të saj.
Liço në 2004 u vu përpara një zgjedhje shumë të vështirë, pasi dhuroi zemrën e djalit të saj, Erjonit, i cili vdiq në një aksident në Itali në kulmin e rinisë, vetëm 23 vjeç.
Pak më vonë gjyqtarja doli publikisht në një emision investigativ ku kërkonte që të identifikonte personin që i kishte dhunuar zemrën e djalit, ndërsa pas shumë hetimesh ai u zbulua. Bëhej fjalë për një shtetas italian, me të cilin Lico u takua.
Policia po heton ngjarjen, ndërsa në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shishe plastike gjysmë e djegur, të cilën përdori autori për të spërkatur makinat./Afp.al/