
Ashtu siç e kishin paralajmëruar, nata e 5 tetorit bashkoi në një koncert Aurela Gaçen dhe vëllezërit Prifti.
Ata kishin bashkëpunuar më herët në një biznes të përbashkët, por kur e mbyllën atë, u tha se pati edhe një konflikt, që u pranua më vonë nga njëri prej këngëtarëve të njohur.
Ribashkimi i tyre në skenë, e ka ndezur atë, në një nga lokalet e Tiranës.
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe ku të ftuarit specialë ishin Aurela Gaçe dhe vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti.
Për disa orë rresht, ata ndezën skenën e një Club-i të kryeqytetit, i cili hapi sezonin e dimrit mbrëmjen e djeshme dhe rikthimi i tyre bashkë rezultoi të ishte një sukses i vërtetë./Afp.al/