
Të dhënat janë publikuar në Komisioni Qendror Zgjedhor.
Sa i përket daljes në votime kryesojnë komunat me shumicë serbe.
Dalja më e madhe e votuesve deri në këto orë është në Shtërpcë, me 40.10%.
Por ka pasur edhe disa parregullsi, që gjithsesi KQZ tha se nuk e cënojnë procesin.
Katër persona janë ndaluar në stacionin policor në Prizren, pasi dyshohet se kanë fotografuar votën. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prizren, Vesel Gashi.
“Mund të ju konfirmojë se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë kemi ndaluar katër persona të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur votën”, tha Gashi.
Personat e arrestuar votuan në shkollën “Abdyl Frashëri”, dhe një në “Mustafa Bakia” të Prizrenit.
Kosova me të drejtë vote zgjedh sot përfaqësuesit e tyre për Kuvendin e ri, prej nga ku do të dalë edhe qeveria e re e këtij shteti.
Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë.
Zgjedhjet e parakohshme mbahen në Kosovë, pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj pak muaj më parë, kur edhe dha dorëheqjen.
Procesi i zgjedhjeve në Kosovë po ndiqet edhe nga monitoruesit ndërkombëtarë, të cilët pavarësisht disa parregullsive, deri tani nuk kanë ngritur shqetësime./Afp.al/