
Vlora është e njohur në vendin tonë për ngjarje të shumta të këtij lloji, teksa mëngjesi e gjen shpesh qytetin bregdetar me makina të djegura.
Mëngjesin e kësaj të enjteje është djegur një automjet në pronësi të Bashkisë së Vlorës, i cili përdorej edhe nga krye-bashkiaku Dritan Leli.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:26 në lagjen “Lef Sallata”, ku mjeti tip "Range Rover" ka qenë i parkuar.
Sipas policisë, nga flakët është djegur edhe një automjet tjetër tip” Ford”, parkuar në afërsi.
Drejtuesi i mjetit “Range Rover”, shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip “Ford” është në pronësi të shtetasit B.A.
Flakët e zjarrit kanë dëmtuar plotësisht të dy automjetet.
Policia po heton ngjarjen për të zbuluar autorët. /Afp.al/