
Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në kryqëzimin e Shënkollit në Lezhë.
Raportohet se një kamionçinë është përplasur me një autoveturë.
Si pasojë e përplasjes dyshohet për katër persona të plagosur.
Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti. /Afp.al/