Meta në Estoni, pas takimit me kryeministrin Rates: Kemi besim tek Vendet Balltike për vendimin e 18 tetorit!

Meta në Estoni, pas takimit me kryeministrin Rates: Kemi besim tek Vendet Balltike për vendimin e 18 tetorit!
Presidenti Ilir Meta ndodhet në Estoni, në një vizitë zyrtare. Pas takimeve të djeshme me homologen e tij estoneze, Meta sot pati edhe "një takim miqësor", siç u shpreh ai, si dhe "mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Estonisë, z.Juri Ratas."

"Shqipëria dhe Estonia kanë mundësi të jashtëzakonshme për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera, veçanërisht bashkëpunimin ekonomiko-tregtar", u shpreh më tej, Presidenti i Shqipërisë.

Meta shtoi në këtë takim se, "Kryeministri Ratas më shprehu mirënjohjen për kontributin e vendit tonë në forcimin e sigurisë në rajonin e Balltikut, në kuadër të NATO-s, në misionin ushtarak në Letoninë fqinje."

"Shqipëria duhet të përfitojë nga modeli i shkëlqyer i E-Estonia në inovacion, start-up dhe e-services", u shpreh kreu i shtetit, gjatë takimit me Ratas. - "Një fushë e bashkëpunimit është edhe ajo e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike, ku përvoja e Estonisë do të jetë një mbështetje e shkëlqyer në kuadër të sfidave të përbashkëta që ndajmë si dy vende anëtare të NATO-s."

Mesazhin e tij Meta e mbylli me optimizëm, se jo vetëm Estonia, por "kemi besim tek Vendet Balltike për vendimin e 18 tetorit!", duke përfshirë edhe të tjerat si Finlanda, Letonia, Lituania etj, që do të mbështesin çeljen e negociatave me Shqipërinë. /Afp.al/

[gallery ids="160150,160149"]

loading...
loading...