
Policia greke ka bllokuar 116 kg drogë, e llojit marijuanë në pikën kufitare Shqipëri-Greqi.
Operacioni u zhvillua në Grevena, përveç lëndës narkotike, ku policia helene tha se ka ndaluar edhe dy automjete, si dhe tre shtetas grekë.
Në njërin prej automjeteve u gjet dhe u sekuestruan 36 pako me 116 kg 100 gram marijuanë.
Mjeti i dytë shërbente për kontrollin e rrugës dhe shoqëronte makinën që transportonte drogë.
Në pranga përfunduan 3 shtetasit grekë, 34, 36 dhe 51-vjeç.
Gjatë kontrolleve në makina dhe në banesat e të dyshuarve, u gjetën edhe 285 gram marijuanë në total, 1 peshore, 1 thikë, 6 celularë dhe 260 euro./Afp.al