Nën hetim edhe gruaja, pas ngjarjes me një të vdekur dhe një të plagosur në banesën e saj! FOTO

Nën hetim edhe gruaja, pas ngjarjes me një të vdekur dhe një të plagosur në banesën e saj! FOTO
Marsida Qatja, në banesën e së cilës u vra me armë zjarri shtetasi Dritan Haxholli, është vënë nën hetim nga prokuroria, nën akuzë për mashtrim.

Motra e saj mësohet se ka një agjenci udhëtimi, ndërsa Marsida po hetohej sepse akuzohet për mashtrim me disa qytetarë, para se të ndodhte ngjarja e rëndë brenda banesës së saj.

Nënë e tre fëmijëve, bashkëshorti i së cilës vuan dënimin në Gjermani, Marsida Qatja, mësohet se jetonte prej disa kohësh me tre fëmijët e saj, në një pallat të ri në Kavajë.

Krimi i ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Kavajë, sipas hetimeve dhe dëshmisë së vetë gruas, ka pasur si motiv kryesor një lidhje jashtë martesore, lidhje që Qatja e kishte ndërprerë pak kohë më parë.

Dritan Haxholli është qëlluar me armën e shërbimit nga polici Bledar Toçi, qe mbeti edhe vetë i plagosur në ngjarjen e rëndë.

Marsida Qatja raportohet se ka dëshmuar pas ngjarjes në polici se prej kohësh ka pasur  marrëdhënie me shtetasin Dritan Haxholli, por marrëdhënia, sipas deklarimit te saj kishte kohë që ishte ndërprerë.  Ajo i ka thënë policisë se në muajin e fundit shtetasi Dritan Haxholli i ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të vijuar lidhjen, çka është refuzuar prej saj.

Mbrëmjen e djeshme, Dritan Haxholli raportohet se tentoi të futej me forcë në banesën e gruas, ndërsa ajo kishte ftuar për të zgjidhur konfliktin shtetasin Bledar Toci, me detyrë shef i sigurisë së Burgut të Durrësit.

Bledar Toci ka shkuar në banesën e Marsida Qatja dhe ka qëndruar së bashku me të, në prani edhe të dy personave të tjerë, që ishin shokë dhe njëherësh fqinj të Marsidës.

Në mesnatë tek banesa e shtetases Marsida Qatja  ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një arme zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së saj.

Marsida ka komunikuar me të dhe e ka ftuar të futej brenda për t'u sqaruar, por Dritani raportohet se është futur me armë në dorë dhe kur ka konstatuar se në banesë ndodhej shtetasi Bledar Toci, ka qëlluar drejt tij, duke e plagosur. Me armën e shërbimit ky i fundit i është kundërpërgjigjur, duke e lënë të vdekur në vend Dritan Haxhollin.

Policia pas ngjarjes, edhe pse shefi i sigurisë së burgut të Durrësit mbeti i plagosur, e ka arrestuar atë, ashtu si edhe vëllain e tij, këtë të fundit për shkak të një sasie lënde narkotike që i gjeti brenda banesës. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Afp.al

loading...
loading...