Numri dy i LSI, për zgjedhjet në Kosovë: Sikur të ishim ne, kohë për reflektim!

Numri dy i LSI, për zgjedhjet në Kosovë: Sikur të ishim ne, kohë për reflektim!
Nënkryetarja  e LSI, Kejdi Mehmetaj, i cilësoi zgjedhjet në Kosovë si një tregues të forcimit të demokracisë në këtë shtet.

Mehmetaj tha gjithashtu se do të shpresonte që të ishte Shqipëria ajo që duhet të kishte treguar këtë shembull dhe për Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit.

Pas zgjedhjeve, ajo tha se duhet edhe reflektim.

“Ajo qe ka ndodhur ne Kosove gjatë muajve të fundit, në fakt jo vetëm ditën e djeshme, është një tregues që jo vetëm Kosova është forcuar shumë si një shtet me institucione që funksionojnë, por dhe me demokracinë që forcohet dita-ditës, pse jo për të dhënë dhe disa mësime pozitive për vendet e rajonit, apo neve më konkretisht".

Mehmetaj, e ftuar në "7pa5", Vizion Plus, tha se Kosova me zgjedhjet e të dielës ka dhënë disa mesazhe pozitive për vendet e rajonit e konkretisht për Shqipërinë.

Ajo shtoi se "duke nisur nga dorëheqja e zotit Haradinaj që i hapi rrugën zgjedhjeve të parakohshme, menjëherë me fillimin e ngërçeve politike pa e çuar vendin në kriza të parikuperueshme deri tek dita e djeshme. Një ditë e mirë dhe pozitive ku liderët e partive komunikuan me qytetarët e i falendëruan për votimin e ditën e qetë, si dhe pranuan secili pozicionet e tyre".

"Shpresoja dhe do shpresoja shumë që të ishte e kundërta dhe te ishim ne ata që do i kishim dhënë shembujt edhe për Kosovën apo dhe vendet më të vogla se ne brenda rajonit. Por ndonjëherë duhet edhe kjo për të sjellë pak reflektim.”

E ndalur tek çështja e integrimi, Mehmetaj deklaroi se opozita do t’i përgjigjet pozitivisht çdo ftese të bërë nga çdo institucion ndërkombëtarë, duke sjellë në vëmendje këtu edhe ftesën e OSBE/ODIHR për tryezën zgjedhore. /Afp.al

loading...
loading...